Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo do të mungojë për një periudhë të gjatë. Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo pritet të mungojë mes gjashtë deri në nëntë muaj pas këputjes së ligamentit anterior kruciat të gjurit. Zaniolo u dëmtua gjatë humbjes 2:1 nga Juventus të dielën.
Mediat italiane raportojnë se testet mjekësore kanë konfirmuar dëmtimin serioz, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
20 vjeçari tani do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit dhe po ashtu është në dyshim për Kampionatin evropian gjatë verës.