Hernandez Hernandez, arbitri i “El Clasico” së të dielës së kaluar në “Santiago Bernabeu”, Real Madrid-Barcelona 2-3, u largua nga stadiumi me një qese dhe një dhuratë brenda saj. Dhe, pas asaj që ka ndodhur javët e fundit, spekulimet në këtë drejtim ishin në rend të ditës. Ka qenë program i “Ser Catalunya”, i titulluar “La Graderia”, ai që ka zbuluar jo vetëm përmbajtjen e qeses, por edhe për kë ishte “paketuar”. Në këtë rast, Hernández Hernández nuk ishte marrësi i vetëm. Brenda qeses ishte një fanellë e Real Madridit, më konkretisht e Sergio Ramos, e nënshkruar në mënyrë specifike nga një numër lojtarësh të “Los Blancos”.
Por, siç merret vesh, qesja nuk ishte për arbitrin, por për një hotel të “Lanzarote”, të quajtur “Sands Beach”. Hernández Hernández është i njohur me drejtorin e përgjithshëm të hotelit, ndaj ka bërë dërguesin e dhuratës në këtë rast. Në fakt, në qese ishte edhe kjo letër, me mesazhin e mëposhtëm: “1 fanellë – Sergio Ramos (Për – Hotel Sands Beach). Gjithkush mund të nënshkruajë në të, që t’ia japim gjyqtarit, të dielën. Lanzarote, 23.4.2017…” Në fakt ishte vetë CEO i hotelit, Juan Carlos Albuixech, që e ka postuar dhuratën në foto, duke falënderuar në veçanti kapitenin e Real Madridit: “Faleminderit Sergio Ramos, së shpejti në “Wall of Fame”.