Khabib Nurmagomedov, aktualisht është në qendër të vëmendjes, pas betejës me Connor McGregor, mbrojtjes së titullit në UEFC dhe kaosit që ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes, shkruan Insporti.com. Për jetën private të Khabibit dihet shumë pak. Ai i përket fesë islame dhe u martua në vitin 2013, por askush nuk e di për gruan dhe dy fëmijët e tij. Në dasmë, gruaja e tij u mbulua me një vello të trashë, pasi që feja nuk lejon që ai të shfaqë publikisht gruan e tij. Emri i gruas së tij nuk është i njohur për publikun, por dihet se ajo ka dy fëmijë, një vajzë të lindur në vitin 2015 dhe një djalë të lindur në vitin 2017. Supozohej se kjo është gruaja e tij. Megjithatë, ky informacion nuk ishte i saktë sipas gazetarit rus, Olga Buzova, i cili është një tifoz i madh i Khabibit. Misteri rreth gruas së Khabibit do të mbetet i pazgjidhur.