Shqipëria më në fund po bëhet me një stadium modern. Stadiumi “Qemal Stafa” në Tiranë pas pak muajsh do të shndërrohet në një stadium modern evropian dhe do ta mbaj emrin “Arena Kombëtare”, raporton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Ky stadium pritet të jetë i hapur për tifozët shqiptarë, që kanë pritur gjatë, qysh në verën që po vjen.
Më 11 qershor Shqipëria do ta pres Moldavinë, takim i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2020. Dhe, kjo ndeshje sipas të gjitha gjasave do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, me të cilën edhe do të hapet stadiumi, bëjnë të ditur mediat në Shqipëri.