Iker Casillasit asgjë nuk po i ecë mbarë këtë sezon te Porto. Ish-portieri i Real Madridit po kalon kohëra të vështira në Portugali te Porto, përcjellë ”GazetaOlle.com”. Së fundmi, Casillas u la në bankën rezervë në ndeshjen e mesjavës së kaluar ndaj Leipzigut në Champions League.
Arsyeja e kësaj thuhet të jetë se Casillas ka përdorur telefonin në vende të ndaluara nga vetë trajneri i skuadrës. Gjithashtu, trajneri i Portos nuk është aspak i kënaqur me portierin spanjoll në stërvitje.
Këto lajme janë bërë të ditura për O Jogo. Megjithatë, Porto duket se nuk do të startojë me Casillasin as këtë fundjavë. Në vend të tij pritet të startojë Jose Sa, i cili pritet të debutojë në shtëpi, pra si vendas.