Alexis Sanchez duket se është izoluar pas transferimit të tij nga Arsenal te Manchester United dy muaj më parë. Paraqitjet e tij kanë qenë zhgënjyese dhe ai është parë të hajë i vetëm në ambientet e klubit anglez. Por “Daily Star” ka zbuluar se kjo ka ndodhur për shkak sepse shpesh ai është i fundit që largohet nga qendra stërvitore. Një burim brenda United ka zbuluar se: “Ka një shpjegim pse Sanchez ha vetëm në Carrington”.
“Ai stërvitet rregullisht 30 minuta më shumë pasi stërvitja kryesore ka mbaruar. Pasi bën dush dhe ndërrohet, pjesa më e madhe e lojtarëve të ekipit kanë ngrënë dhe janë larguar”.
29-vjeçari ka realizuar vetëm një gol në 10 ndeshje që ka luajtur me United, ku paguhet rreth 600 mijë sterlina në javë. Javën e kaluar, ai ka pranuar: “Kalimi tek United nuk ka qenë i lehtë, është e vështirë të ndryshosh gjithçka kaq shpejt. Unë jam shumë kërkuar dhe prisja të bëja më mirë”.