Shkup, 16 korrik – Gishta të femrave me ngjyrë të kuqe numërojnë dhe rregullojnë valixhet e shtrejta Lui Vitton pjesë e 1.5 milion euro të cilat ishin paguar Boki13 dhe Mileskit në rastin e Shantazhit. Këto janë vetëm një pjesë e materialit si dëshmi të marra nga ky rast njofton Vecer transmeton KOHA.
Rasti është hapur me kërkesë të një vendi anëtarë të BE, konzull i nderit në vendin tonë është pikërisht një biznesmen i shantazhuar. Informacionet e fundit njoftojnë se kërkesa është dërguar përmes ambasadës të vendit të BE direct në gjykatë që të përshpejtohet rasti e pas kësaj gjykata ka dhënë urdhër që të ndiqen të dyshuarit.
Ekzistojnë video dhe audio xhirime nga të dyshuarit prej dëshmitarit në rast por edhe biseda me një femër identiteti i të cilës ende nuk vërtetohet.
“Nuk jam si Zoki t’i dërgoj me qese të zezë, në Lui Vitton nga më të shtrenjtat do renditen’, thekson kështu një mashkull në telefon…
‘Mirë në rregull, mendo se me ne është puna e kryer, deri tek apelacioni do e regullojmë, në supreme janë njerëzit tanë’, sqaron kështu në anën tjetër një zë femre.(koha.mk)