Zbulohen “shefi” dhe numrat e telefonave të anëtarëve të “Dhomës Publike”

Shkup, 26 janar – Policia ka identifikuar administratorin dhe i posedon të gjithë numrat e telefonave të anëtarëve të grupit “Dhoma e hapur” (Javna Soba) të rrjetit social “Telegram” në të cilin janë publikuar fotografi dhe përmbajtje eksplicite, kanë konfirmuar për Agjencinë Shtetërore të Lajmeve burime nga hetimi, përcjell KOHA.

Bëhet fjalë për rreth 7 mijë e 400 numra telefonash të anëtarëve të grupit “Dhoma e Hapur”. Hetimin të cilin e udhëheq Byroja për siguri publike vazhdon, por më shumë detaje për momentin nuk bëhen të ditura.

Paraprakisht, Ministria e Brendshme njoftojë se po merren masa dhe aktivitetet për zbardhjen e rastit lidhur me grupin e mbyllur në “Telegram” nga ku janë shpërndarë fotografi dhe video të vajzave me përmbajtje intime dhe erotike. (koha.mk)