Botërori 2018 i Moto GP është në prag, me testet e para dimërore që nisin në fund të këtij muaji. Revista financiare “Forbes” ka zbuluar pagat e pilotëve të këtij kampionati, ku në krye të renditjes është kampioni i botës në fuqi, spanjolli i Honda, Mark Markuez. Ai fiton 11,5 milionë dollarë, ndjekur nga Valentino Rossi me Jamaha, me 10 milionë. Ata janë dy pilotët e vetëm që kanë rroga “dy shifrore”, ndërsa i treti është piloti i Dukati, Jorge Lorenzo, që paguhet 8 milionë dollarë, një më shumë se shoku i skuadrës Andrea Dovizioso edhe pse ky i fundit u rendit më mirë se spanjolli sezonin e kaluar.