Real Madridi i sezonit të shkuar ishte një skuadër pa ide, pa mentalitetin e kampionit dhe mbi të gjitha në tranzicion. Ardhja e Zidanit në krye të stolit ndryshoi disi gjërat në aspektin moral, por nëse shihen statistikat nuk ka ndonjë ndryshim të madh në rezultate.
Media spanjolle “OK Diario”, zbulon se Zidan ka një rol shumë të madh në mbajtjen e yjeve në skuadër gjatë verës. Toni Kros ishte i vendosur për largimin nga madrilenët, por Zidan e bindi mesfushorin gjerman dhe e mbajti në skuadër duke mos e lënë të ikë.
Francezi vetëm me prezencën e tij, mblodhi grupin, i cili tashmë pritet të tregojë vlerat në fushën e lojës.