Shkup, 26 shkurt – Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” mbrëmë në orën 22:30 nëpunësit policorë dhe doganierët kanë kontrolluar udhëtarët dhe një autobus “Mercedes” pronë e një personi nga Struga, me ç’rast kanë zbuluar dhe sekuestruar 79 gramë kokainë dhe rreth 350 gramë heroine, njofton gazeta KOHA.
MPB-ja sot kumtoi se për shkak dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve”, nga liria janë privuar udhëtarët F.G (42) nga Republika e Shqipërisë, D.M (21) nga Bosnja e Hercegovina dhe D.P (42) nga Republika e Serbisë. Ato janë dorëzuar në stacionin policorë Kumanovë për procedurë të mëtejshme.
Ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.(koha.mk)