Shkup, 12 shkurt – Zyrtarë policorë dje, gjatë kontrollit, kanë zbuluar 22 persona – emigrantë në automjetin transportues “reno master”, me targa serbe, në autostradën Demir Kapi – Negotinë.
Siç kumtoi MPB-ja, ngjarja ka ndodhur në ora 23:45, ndërsa policia ka privuar nga liria S.Z (43) nga Serbia, i cili ka drejtuar automjetin.
Emigrantët, prej të cilëve dy janë nga Bangladeshi dhe dy nga India, si dhe 18 nga Pakistani, janë dorëzuar zyrtarëve policorë në Stacionin policor Negotinë për procedurë të mëtutjeshme.