Zbulimi tronditës i futbollistit që luan në Angli: Marr 30 deri 40 mesazhe raciste në javë

20

Futbolli ka vite që lufton me racizmin. Megjithatë, episodet përsëriten brenda dhe jashtë drejtkëndëshit të gjelbër. I fundit në rend kronologjik ishte ndaj portierit të Milanit, Maignan, nga tifozët e Juventusit, në ndeshjen e së dielës së kaluar. Sulmuesi i Birmingham City, Troy Deeney, duke folur për “Sky Sports”, zbuloi se ai merr 30 deri në 40 mesazhe raciste në javë. Diçka jashtëzakonisht e turpshme dhe e bezdisshme:

“Përdorin fotografi të miat, të gruas ose fëmijëve të mi për të abuzuar, njerëzit nuk kanë kufij. Unë e kuptoj se ka njerëz që më pëlqejnë dhe të tjerë që nuk më pëlqejnë. Mund të flisni për futbollin tim sa të doni, por ajo që nuk e kuptoj është pse duhet të flisni për ngjyrën e lëkurës sime, të mos më respektoni vetëm sepse jam i zi. Nëse do t’u përgjigjesha në të njëjtën mënyrë, do të isha gjatë gjithë kohës objekt televizionesh, do të isha kudo në media, do të merrja qindra dënime, por atyre nuk u ndodh asgjë”.

Lojtari më pas ftoi kolegët të raportojnë sa herë që marrin fyerje raciste: “Duhet të thyesh barrierat dhe të flasësh për këtë me policinë ose me agjentin tend. Nuk do të thotë që je i dobët, do të thotë vetëm se mund të parandalosh racizmin ndaj një personi tjetër, që mund të përjetojë të njëjtën vuajtje që po kaloni”.