Një grua është gjetur duke jetuar me trupin e mumifikuar të nënës së saj në një apartament në Ukrainë.
Policia tha se 77 vjeçarja ka jetuar me trupin e nënës së saj të vdekur për të paktën 30 vitesh brenda një banese të mbushur me mbeturina.
Zyrtarët gjetën trupin të shtrirë në një divan pranë ikonografisë fetare, pasi u telefonuan nga fqinjët e shqetësuar.
Trupi ishte i veshur me të rroba të bardha, me këpucë blu dhe çorapë të gjelbërta.
Vajza e saj, tashmë një grua e moshuar u gjet e gjallë por e paralizuar në të dyja këmbët.
Ajo u gjet e shtrirë në dysheme, në nevojë urgjente për ndihmë. Gruaja nuk kishte furnizim me ujë, gaz apo energji elektrike në banesën e saj.
Sipas raportit të policisë, 77 vjeçarja jetonte vetëm dhe nuk komunikoi kurrë me fqinjët e saj, si edhe nuk e hapi kurrë derën e shtëpisë.
Përkundër kësaj, fqinjët u përpoqën të kujdesen për të duke i lënë ushqim në pragun e derës.
Askush nuk mendoi se ajo po jetonte me trupin e vdekur të nënës së saj.
Trupi i mumifikuar u hoq nga banesa dhe u dërgua tek ekspertët e mjekësisë ligjore, ndërsa policia ka hapur një hetim penal për të moshuarën.