Një grua në Japoni është arrestuar pasi dyshohet se ka fshehur trupin e foshnjës së saj të vdekur në një dollap me çelës për 5 vite.
“E dyshuara braktisi trupin e një fëmijë brenda një dollapi të kyçur”, tha një zëdhënëse policie.
Sipas mediave lokale, 49-vjeçarja e papunë rrëfeu se kishte lënë trupin e fëmijës në një dollap pranë stacionit hekurudhor Uguisudani, 4 ose 5 vjet më parë.
“Isha në panik pasi kisha lindur një fëmijë të vdekur dhe e vura trupin në dollap pasi nuk mund ta mbaja”, tha ajo për hetuesit.
Gruaja vendosi të dorëzohet në polici pasi ajo u nxor jashtë nga shtëpia ku po qëndronte. Ajo kishte lënë çelësin prapa dollapit dhe kishte frikë se dikush mund ta zbulonte, kështu që vendosi të shkonte në polici.