Përmes një mekanizmi robotik, ndërhyrjet kirurgjike në tru, në të ardhmen mund të shkurtohen deri në dy minuta, nga dy orë sa janë tani. Zhvilluesit e kësaj teknologjie kanë deklaruar që kjo teknikë e cila funksionon përmes kompjuterit si “Google Map”, do të ndryshoj të ardhmen e procedurave kirurgjike. Sipas tyre puna përmes kësaj pajisje është e shpejtë, e pastër dhe prerjet bëhen të sigurta. Kjo gjithashtu ulë gjasat për infeksione, gabime humane dhe koston e operacionit. Ekipi i cili qëndron prapa këtij zbulimi, kane përdorë skanimet CT në mënyrë që të mbledhin të dhënat e nevojshme për eshtrat dhe të identifikojnë lokacionin e saktë të nervave, venave dhe të arterieve të cilat nuk duhet të preken gjatë operacionit. Duke përdorë këto informacione realizohet operacioni. Përmes kësaj teknike, e cila ende nuk është testuar tek njerëzit, largohet pjesa e eshtrave shumë shpejt dhe me efikasitet.