Ettore Licheri, senator i M5S, në të shkuarën ka qenë prokurator i Federatës Italiane të Futbollit dhe ka marrë pjesë në procesin e “Calciopoli”-t, është kthyer të flasë për hetimin që tronditi futbollin italian. “Nuk morëm kurrë në pyetje Conten, Moggin e takova disa herë. Njëherë ishim në Kaljari dhe drekuam bashkë… Ishte person i besueshëm dhe shumë humorist”.
Senatori Licheri, më pas zbulon çështjen e kartave zviceriane të telefonisë, që kishte shpërndarë Moggi për bashkëpunëtorët e tij dhe arbitrat. “Kishte telefonata që linin të mendohej që, në një farë mënyre, ai vendoste edhe arbitrat. Kishte një sërë raportesh. Sa i përket kartave, mesa di, nuk ishin as zviceriane por shqiptare”.
Kujtojmë që 1 vit, Moggi ishte konsulent dhe drejtues te Partizani, duke dështuar totalisht në merkato dhe zgjedhjen e trajnerit, Marc Iuliano.