Zbrazen rrugët e Milanos, nis shtetrrethimi në Lombardi

122

rugët e kryeqendrës verore të Italisë Milano ishin mbrëmë të zbrazura në natën e parë të shtetrrethimit të koronavirusit që rajoni i Lombardisë ka caktuar prej orës 23.00.

Shtatë muaj pasi rrugët dhe sheshet e zbrazura të Italisë u kthyen në simbol të valës së parë vrasëse të pandemisë, katedralja e sheshit Piazza D’uomo ishte përsëri e braktisur.

Lombardia shënoi dje përsëri rekordin e rasteve me 4,100 raste ditore që iu shtuan 16,079 rasteve totale në Itali.

Rajoni thotë se ka 156 pacientë të shtruar në terapi intensive.

Presidenti i rajonit Attilio Fontana, nënshkroi urdhrin e nisur dje, që do të vazhdojë deri në 13 nëntor.

Sipas udhëzimeve, të gjithë ata që kapen jashtë pas orës 23 deri në 5 të mëngjesit do të duhet të justifikojnë prezencën e tyre te autoritetet.

Roma gjithashtu pritet të nisë sonte një urdhër të ngjashëm teksa presidenti i rajonit të Lazio, Nicola Zingaretti – i cili u sëmur rëndë me Covid-19 gjatë valës së parë – ka vendosur mbylljen 30 ditore natën.

E njëjta masë do të merret në Napoli teksa presidenti i rajonit të Campania tha se ishte një reagim ndaj 1,550 rasteve të reja të koronavirusit të të enjtes.

Pas mbylljes totale ne mars, kryeministri Giuseppe Conte thotë se kerkon te evitoje perseritjen por ka paralajmeruar kunder levizjeve te panevojshme.

Rregullat e reja kombëtare përfshijnë gjithashtu ndalimin e sporteve amatore kolektive të kontaktit dhe ekskursionet e shkollave, kufizime të bareve e restoranteve për shërbimin në tavolina pas orës 18.00/tch