Në momentin që firmosi kontratën e re me Real Madridin për rikthimin e tij në “Santiago Bernabeu”, Zinedine Zidane, kishte një pikë të sqaruar mirë: I plotfuqishëm! Ai kishte të drejtë të bënte çfarë të donte dhe të kishte të drejtë të largonte dhe të afronte futbollistët që do. Perez pranoi dhe rezultatet do të shihnin që në këtë verë.
Afrimet që Reali ka prezantuar deri më tani janë qendërmbrojtësi i Portos, Eder Militao dhe Rodrygo, sulmuesi i Santosit. Dëshirat e mëdha të Zidane janë Eden Hazard i Chelseas, Paul Pogba te United, Luka Jovic nga Frankfurti dhe Ferland Mendy i Lyonit.
Numri një i stolit për të arritur te këta lojtarë ka bërë gati listën e skarcimeve dhe janë 17 lojtarë që mund të largohen. Emrat “big” që nuk do të jenë më në “Bernabeu” janë Bale, Isco apo James.
Emrat që priten të largohen nga Real Madridi:
Keylor Navas
Jesus Vallejo
Sergio Reguilon
Theo Hernandez
Dani Ceballos
Mateo Kovacic
Marcos Llorente
James Rodriguez
Isco
Oscar Rodriguez
Brahim Diaz
Martin Odegaard
Gareth Bale
Lucas Vazquez
Borja Mayoral
Raul de Tomas
Mariano