Pasi të hyj në fuqi Ligji për gjuhët – topi do të jetë te Qeveri për zbatimin e këtij Ligji. Qeveria pritet të themelojë dy institucione përkatëse që lidhen direkt me zbatimin e Ligjit, shkruan gazeta KOHA. “Agjencia për zbatimin e gjuhës” dhe “Inspektoratit për shfrytëzimin e gjuhëve” në përbërjen e Ministrisë së Drejtësisë. Në propozim-ligjin në fjalë, janë paraparë edhe gjoba në vlerë prej 4.000 deri 5.000 euro për organin si dhe të gjitha institucionet e tjera për mosrespektim të dispozitave nga ky ligj. Gjobë në vlerë prej 30 për qind nga gjoba e vlerësuar do t’i shqiptohet edhe personit zyrtar dhe personit përgjegjës për mosrespektim të Ligjit. (koha.mk)