Reforma të cilat do ta lëvizin vendin përpara duhet të përmbajë Programi i ri për reforma ekonomike për periudhën 2018-2020 që duhet ta zbatojë Maqedonia si kandidat për anëtarësim në BE. Maqedonia është e para në rajon që e ka filluar këtë cikël të katërt të reformave.
Kjo u potencua në mbledhjen e sotme inciative për Programin për reforma ekonomike në Shkup.
“Në javën e parë nga ndryshimet veçmë po ndodh ngjarje me të cilën fillojmë proces të planifikimit të reformave në periudhën 2018-2020. Ka sinjale pozitive nga KE-ja për përkrahje dhe shumë është me rëndësi që kemi përkrahje nga një partner strategjik si BE-ja, pasi Qeveria e re reformuese para vetes ka barë të madhe për reforma”, deklaroi ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
Ai shtoi se kjo paraqet bazë për proceset kyçe reformuese të Qeverisë, të cilët në mënyrë shtesë do ta intensifikojnë dialogun tonë me BE-në.
Sipas Tevdovskit, duke marrë parasysh se Maqedonia po kalon për herë të katërt nëpër këtë proces, nevojitet të implementohen mësimet e marra nga vitet e kaluara, të përmirësohet aty ku kemi qenë më të dobët, ndërsa më shumë të përforcohen anët e mira.
“Sot Maqedonia gjendet në valë të ndryshimeve dhe janë të domosdoshme reforma që vendi të lëviz përpara”, tha Tevdovski.