Shkup, 13 tetor – Drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve, Ylber Sela, dje e vizitoi selinë e Bashkësisë Fetare Islame, ku u mirëprit nga Reis Ul-Ulama, ShaqirFetahu. Takimi i dy titullarëve kishte për qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve dhe shqetësimeve të përbashkëta në lidhje me zbatimin e gjuhës shqipe si brenda institucioneve, ashtu dhe në jetën publike.
Drejtori i AZGj-së, Sela, pasi ia uroi Fetahut postin e Reisit, ia dhuroi disa botime të Agjencisë që shërbejnë si informacione të dobishme në zbatimin e gjuhës shqipe: “Udhëzuesin Për Zbatimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe”, si dhe botimin e fundit “Doracaku për Nëpunësit Administrativ”.
Të dy titullarët u pajtuan se zbatimi i gjuhës shqipe është një çështje e rëndësishme që u përket të gjithë qytetarëve. Përveç tjerash, ata shprehën pikëpamjet e sinqerta dhe vullnet-mira që bashkëpunimi midis AZGj-së dhe BFI-së, duhet të zhvillohet me një bashkëpunim më cilësorë në aspektin e kultivimit dhe të artikulimit të gjuhës shqipe në të gjitha segmentet e shoqërisë sonë. (koha.mk)