Intensifikimi i rritjes ekonomike, i cili sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë në kuartalin e parë ka shkallë prej zero për qind, mund të arrihet nëse fillon zbatimi i reformave reale, vlerëson ministri i Financave, Dragan Tevdovski.
“Kam optimizëm të madh se prej qershorit gjërat do të shkojnë në drejtim pozitiv. Në bisedimet me kompanitë shihet se aktiviteti investues është duke lëvizur. Jemi duke i parë edhe treguesit e parë rreth të ardhurave dhe nëse fillojmë t’i bëjmë reformat e vërteta vendi do të shkojë në drejtimin e drejtë dhe do të intensifikohet rritja ekonomike”, deklaroi ministri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në takimin iniciues për Program ekonomik dhe reforma. Sipas tij është e rëndësishme edhe nëse kemi mbështetje serioze për reforma prej partnerëve tanë.
Ekspertët thonë se kjo shkallë e rritjes është e pritshme nën ndikimin e krizës politike dhe zvogëlimit të aktiviteteve në ndërtimtari. “Kjo shkallë e BPV-së prej zero për qind është pritshme pasi që ka të bëjë për periudhën kur kriza politike përjetoi intensitet dhe kulmoi. Ana prodhuese i referohet rënies së sektorit të ndërtimtarisë i cili paraprakisht rritej me shkallë impozante që tregon për një aktivitet investues tërësisht të ngrirë. Nëse e lidhim këtë edhe me realizimin e investimeve kapitale në këtë periudhë ka realizim të rëndësishëm”, deklaroi profesori Marjan Petreski.
Porosit se nevojitet valë e re e optimizmit e cila pjesërisht do të ndodh dhe vetvetiu, por një pjesë duhet ta nxisë edhe Qeveria e re me atë që do të fillojë t’i realizojë premtimet e dhëna para zgjedhjeve. Në afat të gjatë, vlerëson se nuk ka ndryshim të reformave strukturore, reforma në ato fundamente afatgjate të rritjes si institucionet, arsimi, shëndetësia. Vlerëson se në dy vitet e para vështirë se mund të ndodh të ketë rritje mbi 5 për qind.
Enti shtetëror për statistikë dje publikoi se në tremujorin e parë të vitit nuk është shënuar rritje e bruto prodhimit vendor. Në kumtesë theksojnë se shkalla e rritjes së BPV-së për tremujorin e parë të vitit 2017 është 0,0 për qind.