Pa “u tharë” ende lotët e gëzimit për lavdinë e arritur në Kupën e Afrikës me Algjerinë, ku u shpall edhe futbollisti më i mirë i edicionit, Ismael Bennacer ka zbarkuar ditën e sotme në aeroportin e Malpensas dhe pritet që të zhvillojë edhe vizitat mjekësore në spitalin La Madonnina.
Më pas, nëse gjithçka shkon mirë, do të firmosë kontratën e tij. Kosto e operacionit është 16 mln euro dhe 2 mln euro të tjera bonuse për Empolin, ndërsa për futbollistin kontratë për katër vitet e ardhshme me 1,6 mln euro në sezon.
Bennacer vjet luajti 37 ndeshje me Empolin në Serie A dhe ka shënuar edhe 3 gola. Vetëm 21 vjeç, mesfushori i krahut konsiderohet si një goditje e mençur e Maldinit & Co, pasi talenti nuk i mungon.