Shkup, 17 shtator – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, sot është takuar me Manuel Saracin, deputet në Bundestagun gjerman.
Në takimin, kumtoi pres shërbimi qeveritar, ishte shprehur mbështetje për referendum të suksesshëm. Deputeti gjerman Saracin, ka vlerësuar se ky është viti më i mirë që mund t’i ndodhte Maqedonisë, kur janë hapur shanset për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
“Bashkërisht është konstatuar se të gjitha subjektet politike dhe qytetarët në shtet duhet të tregojnë përgjegjësi, për realizimin e këtyre qëllimeve strategjike shtetërore”, qëndron në kumtesë.
Kryeministri Zaev ka shfaqur pritje de referendumi do të jetë i suksesshëm.
“BE dhe NATO janë verdikti i shumicës së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilat presin jetë evropiane dhe integrim në aleatët e mëdhenj në botë. Pres që ky verdikt i shumicës të reflektohet edhe në votimin për referendumin. Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveç integrimeve në NATO dhe në BE. Bëjmë thirrje dhe do të bëjmë thirrje të gjithë të tregojnë përgjegjësi dhe të prononcohen në referendum, sepse në pikëpyetje është ardhmëria e shtetit”, tha kryeministri Zaev, nënvizohet në kumtesë.
Kryetari i Qeverisë, Zaev dhe deputeti gjerman Saracin, i cili vjen nga partia e të Gjelbërve, ka folur edhe për mundësitë e hapura për bashkëpunim ekonomik intensiv me Gjermaninë, si dhe për zhvillimin e “agjendës së të gjelbërve”, në dobi të mjedisit për jetësë të pastër dhe të shëndoshë, sipas standardeve evropaine.