Teheran, 7 korrik – Ministri iranian i Punëve të Brendshme Xhavad Zarif deklaroi se të gjitha masat e ndërmarra nga ana e Teheranit mund të tërhiqen nëse nënshkrueset evropiane të marrëveshjes i përmbushin detyrimet e tyre, përderisa presidenti francez Emanuel Makron e dënoi vendimin e sotëm për rritjen e nivelit të pasurimit të uraniumit.
Zarif në Tuiter shkroi se Irani ka ndërmarrë hapa për mbrojtjen e interesave të tij në lidhje me “terrorizmin ekonomik amerikan”.
“Të gjitha këto hapa mund të tërhiqen vetëm përmes marrëveshjes EZ” (Marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe forcave perëndimore)”, bëri të ditur Zarif.
Makroni e vlerëson veprimin iranian si “shkelje” të marrëveshjes, tha një përfaqësues zyrtar anonim.
Irani sot bëri të ditur se plotësisht është i gatshëm që të pasurojë uraniumin në cilindo nivel dhe në cilëndo sasi.
Irani paralajmëroi se prej sot programi i tij për pasurimin e uraniumit e tejkalon kufirin prej 3,6 për qind, siç ishin marrë vesh me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Irani paraprakisht bëri të ditur se përqindjen e pasurimit të uraniumit do ta rrisë në pesë për qind.