Teheran, 1 nëntor – SHBA-ja do të duhej të kthehej në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, shkroi sot shefi i diplomacisë iraniane Mohamad Xhavad Zarif në Tuiter, transmeton gazeta KOHA.
Ai bëri të ditur se sanksionet e reja amerikane drejtë Teheranit e tregojnë politikën e pasuksesshme të Uashingtonit.
“Në vend se të minohen edhe më thellë, SHBA-ja duhet ta lëshojë politikën e pasuksesshme dhe të kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015”, shkroi Zarif.
Ai shtoi se “nënshtrimi i punëtorëve të ndërtimtarisë në terrorizëm ekonomik manifeston mossukses maksimal të presionit maksimal”.
“SHBA-ja mund ta sanksionojë secilin burrë, grua dhe fëmijë, por iranianët asnjëherë nuk do t’i nënshtrohen dhunës”, theksoi Zarif.
SHBA-ja vendosi sanksione të reja për sektorin iranian të ndërtimtarisë dhe të tregtisë me materiale të cilat përdoren për programin ushtarak dhe bërthamor të Iranit.
Në vitin 2015, SHBA-ja, Kina, Rusia, Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania me Iranin nënshkruan plan aksional i cili parashihte, mes tjerash, armatim bërthamor të Teheranit, në këmbim të heqjes graduale të sanksioneve ndaj vendit. Por, administrata e Donald Trampit vitin e kaluar vendosi që të tërhiqet nga marrëveshja multilaterale dhe përsëri vendosi sanksione drejtë Iranit.(koha.mk)