Teheran, 25 qershor – Irani asnjëherë nuk do të përdorë armë bërthamore, deklaroi sot ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohamed Xhavad Zarif.
Ai përkujtoi se SHBA-ja ka përdorur armë bërthamore në të kaluarën, por u përqendrua edhe në deklaratën e paradokohshme të presidentit amerikan Donald Tramp se e ka anuluar sulmin ndaj Iranit për shkak të së cilës do të rezultonte me vdekjen e 150 personave.
“A keni qenë me të vërtetë të shqetësuar për 150 persona? Sa njerëz vrisni me armë bërthamore? Sa Sa njerëz keni shlyer me atë armë”, pyeti Zarif.
Ai theksoi se Irani, për shkak të besimeve fetare, nuk do të shfrytëzojë kurrë armë bërthamore.