Teheran, 8 janar – Ministri iranian i Punëve të Jashtme Mohamad Xhavad Zarif deklaroi sot se Irani do ta vazhdojë bashkëpunimin me partnerët e tij global me qëllim që të neutralizohen sanksionet amerikane drejtë vendit.
“Irani do të vazhdojë të bashkëpunojë me Evropën që të mund ta vendosë sistemin për qëllime të posaçme të cilin vendet evropiane e mendojnë për tregti me Iranin edhe krahas kërcënimeve të Uashingtonit drejtë Teheranit”, deklaroi Zarif në margjinat e takimit me ministrin indian për Komunikacion në Nju-Delhi.
Ai shtoi se Irani gjithashtu do të bashkëpunojë me partnerët e tij tradicionalë që të përmbushen interesat e iranianëve.
Zarif kërkoi nga evropianët që t’i përshpejtojnë përpjekjet për përfundim të mekanizmit të sistemit për qëllime të veçanta.
Në shoqërim të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik, Zarif sot udhëton në Nju-Delhi, ku do të bisedojë me autoritetet indiane.
SHBA-ja përsëri vendosi sanksione për Iranin, përfshirë edhe ato për eksport të naftës dhe të sektorit bankar, pasi në maj të vitit të kaluar u tërhoqën nga marrëveshja historike bërthamore iraniane.
Uashingtoni, megjithatë, u pajtua që tetë vende, në mesin e të cilëve edhe India, përkohësisht të vazhdojnë të blenë naftë iraniane.