Teheran, 23 korrik – Shefi i diplomacisë iraniane Mohamed Xhavad Zarif sot e uroi Boris Xhonsonin pasi ai ishte zgjedhur për lider të Partisë Konservatore dhe do të jetë kryeministër i ri i Britanisë së Madhe.
“E uroj ish kolegun tim”, shkroi Zarif në Tuiter.
Zarif paraprakisht e akuzonte Qeverinë e Thereza Mej për konfiskimin e tankerit iranian, duke theksuar se kjo është “pirateri”. Ai thotë se Irani nuk dëshiron konfrontim, por se Teherani do t’i mbrojë ujërat e tij territorialë.
Përfaqësuesit iranianë pohojnë se tankeri i cili lundronte nën flamurin britanik është konfiskuar si përgjigje e rolit britanik në konfiskimin e tankerit iranian të naftës para dy javëve në afërsi të bregut të Gjibraltarit.(koha.mk)