Teheran, 26 korrik – Ministri iranian i Punëve të jashtme, Mohamed Xhavad Zarif e akuzoi këshilltarin e SHBA-së për siguri kombëtare, Xhon Bollton për komplot për fillim të luftës kundër Iranit.
“A dëshironi të dini përse ata të cilët kanë histori dëshmuese të poshtërimit të diplomacisë përnjëherë interesohen për bisedime”, deklaroi Zarif në Tuiter.
Ai në porosinë në Tuiter kumtoi linkun drejt shkrimit të publikuar në vitin 2017 në magazinën Neshënëll Rivju dhe u bëri thirrje të lexohet, siç theksoi, reçeta e Boltonit për shkatërrim të marrëveshjes bërthamore iraniane.
Zarif theksoi se Irani asnjëherë nuk e ka braktisur tryezën e bisedimeve dhe shtoi se i ashtuquajturi Ekipi B, për të cilin Teherani pohon se angazhohet për luftë, në të cilin është edhe Bolton, “e nxori” SHBA-në nga bisedat dhe tani po bën komplot për luftë.