Ish-kapiteni legjendë zikaltër, Javier Zanetti, është një nga ikonat e Interit, klubit ku qëndroi për 19 vite. Atje, ai u takua me një mori lojtarësh, duke përfshirë Adriano, sulmuesi brazilian, që konsiderohej të ishte Ronaldo i ri, por karriera e të cilit u fundos nga lëndimet dhe jeta e tij ekstra-sportive.
Siç raportohet nga “Tutto Mercato”, për ish-mbrojtësin e shquar argjentinas, jeta e sulmuesit Adriano ndryshoi plotësisht kur i vdiq babai: “Kur mori telefonatën në lidhje me vdekjen e babait të tij, ne kemi qenë në dhomën e zhveshjes. Adriano përplasi telefonin dhe filloi të ulëriste në një mënyrë, që askush nuk mund ta imagjinojë. Unë ende dridhem nga ai rast”.
Nga ajo kohë, Zanetti ishte më shumë se kurrë i lidhur me bashkëlojtarin brazilian: “Që nga ajo ditë, Massimo Moratti dhe unë e trajtonim atë si një vëllai të vogël. Adriano vazhdoi të luante futboll, të shënonte dhe t’ia dedikonte golat babait të tij, duke u drejtuar me duar nga qielli, por pas asaj telefonate, asgjë nuk ishte e njëjtë si më parë”.
Ish-kapiteni zikaltër pranon se nuk arritën për ta shpëtuar atë si futbollist me potencial të jashtëzakonshëm: “Ne nuk mundëm ta nxjerrim atë nga tuneli i depresionit. Kjo ishte humbja ime më e madhe në karrierë, u ndjeva i pafuqishëm”.
Tek Interi ishin të bindur se Adriano do të bëhej aq i mirë sa Ronaldo (Fenomeni), sepse konsiderohej trashëgimtari i tij: “Një natë, Ivan Cordoba bisedon në një dhomë me të dhe i tha se ishte një përzierje mes Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovic. Madje e pyeti nëse e dinte që kishte potencial për t’u bërë më i miri në botë. Kur shënoi atë gol ndaj Real Madridit, i thashë vetes: kemi gjetur Ronaldon e ri”.