Sipas një studimi të bërë së fundmi nga OBSH (Organizata Botërore e Shëndetësisë) gati 60% e popullsisë në botë ka nevojë për korrigjim të shikimit. Një shifër shumë alarmantë që ngre kambanën e alarmit për të gjithë ne pavarësisht moshës dhe stilit të të jetuarit. Por cilat janë zakonet e përditshme që dëmtojnë shikimin tonë?
– Mosushqyerja me fruta dhe perime: Duke mos ngrënë fruta dhe perime, ju nuk merrni lëndët ushqyese si nitratet dhe luteinën, që janë shumë të rëndësishme për shikimin. Shtoni në dietën tuaj ushqime të tilla si karotat, sallata jeshile, spinaqi, agrumet dhe frutat e pyllit.
– Duhanpirja dhe obeziteti: Nëse jeni duhanpirës, obezë, ose i keni të dyja, rreziku për zhvillimin e glaukomës, kataraktit, degjenerimit makular dhe sëmundjeve të tjera të syrit është shumë i madh. Konsumimi i një diete të pasur me peshk, fruta, perime (sidomos ato që kanë përmbajtje të lartë në vitaminë C dhe zink) ju mbron sytë dhe ju ndihmon të jetoni sa më shëndetshëm.
– Stresi. Hormoni kortizol i stresit mund të dëmtojë retinën, duke shkaktuar turbullim të shikimit, shkruan Living.
– Leximi shumë afër. Sa më afër fytyrës ta mbani telefonin ose librin, aq më shumë lodhen sytë. Në këtë rast mund të shkaktohet miopia (çrregullim i të parit nga afër). Përdorni rregullin 20-20-20. Çdo 20 minuta bëni një pushim dhe shikoni një objekt 20 metra larg për 20 sekonda.
– Mënyra si shikoni tek ekrani i pajisjeve elektronike mund t’ju dëmtojë shikimin: Drita blu tek pajisjet elektronike mund të shkaktojë degjenerim makular, sëmundje që dëmton gradualisht retinën e syrit. Dritat e kompjuterit janë ata që e dëmtojnë më shumë shikimin. Nëse qëndroni shumë para kompjuterit, duhet të merrni patjetër syze, edhe nëse mendoni se nuk keni asnjë problem me shikimin. Picërrimi i syve para ekranit të kompjuterit mund të shkaktojë “sindromën e vizionit të kompjuterit”, tharje të syrit, lodhje dhe dhimbje.