10 ORË GJUMË. Gjumi, siç dihet nga të gjithë, është një qetësues shumë i mirë për trupin, mendjen dhe zgjidhjen e problemve. Ainshtajni e kishte marrë këtë rregull shumë seriozisht: flinte të paktën 10 orë natën dhe gjatë ditës dremiste në poltron me një jastëk në dorë. Kur muskujt i çliroheshin, i binin takëmet në dhé zhurmshëm dhe atëherë ai kishte momentin e zgjimit. Disa studime shkencore kanë treguar se, pas 8 orë gjumi, ai kishte një intuitë të mirë matematikore. Është gjumi që të bën inteligjent apo është inteligjenca që të bën të flesh më shumë? Këtë nuk e dimë: çfarë është e sigurt është se Ainshtajni nuk ka munguar asnjëherë në “seancat bujare” të gjumit.
NJË SHËTITJE GJATË DITËS… Në rutinën e tij të përditshme nuk mungonin shëtitjet e gjata. Kur punonte në Princeton, përshkonte në këmbë 2.4 km vajtje-ardhje. Duke detyruar trurin të përqendrohej në vënien e një këmbe para tjetrës, ai përqendrohej në veprime konkrete, duke favorizuar një gjendje tjetër, që quhet hipofrontaliti i rastit: ndërsa mendimi dhe përpunimi i informacionit frenohet, ajo favorizon intuitën krijuese.
PËR DREKË MAKARONA. Ainshtajni i pëlqente makaronat. Ai donte një dietë të pasur me karbohidrate: truri konsumon 20% të energjisë totale e kërkuar nga trupi, edhe pse përbën vetëm 2% të peshës së tij. Neuronet preferojnë sheqerna të thjeshta, të tilla si glukoza. Megjithatë, kur nivelet e glukozës bien, trurit papritmas i humbet energjia. Por, përveç kësaj, doza e karbohidrateve e siguruar nga një pjatë me makarona mund të jetë pak e tepruar, për të nisur menjëherë në arsyetime (përfitimet maksimale të energjisë për trurin janë 25 g karbohidrate). Në këtë rast, është e vështirë për të arritur në një përfundim.
PIPA, E PASHMANGSHME NË JETËN E TIJ. Mendimet e Ainshtajnit ishin të shoqëruara pothuajse gjithmonë nga cigarja e vendosur në pipë: në kohën kur për rreziqet e pirjes së duhanit flitej e dihej pak, shkencëtarët besonin se ky zakon kontribuonte në qartësinë e arsyetimit të Ainshtajnit. Ishin vitet ’40 dhe Ajnshtajni ishte një gjeni, pavarësisht nga kjo e metë, dhe jo për shkak të saj. 0Sot në fakt ne e dimë se sa dëme sjell pirja e duhanit, privon trurin për të thithur oksigjen dhe pengon rritjen e neuroneve. Në një eksperiment të bërë te 20 mijë adoleshentë amerikanë është arritur në përfundimin se fëmijët më inteligjentë, kur rriten kanë tendencën të tymosin. Ndërkohë në Britaninë e Madhe ata që pinë duhan kanë tendencën ta kenë IQ më të ulët.
NJË GJENI QË RRINTE ME KËMBËT ZBATHUR. Një tjetër zakon i çuditshëm i Ainshtajnit ishte të ecte me këmbët zbathur. Ai kishte vendosur të ecte me këmbët zbathur sepse gjithmonë i bëhej një vrimë në gishtin e madh të këmbës. Nuk ka studime shkencore që të thonë se duke ndenjur zbathur, inteligjenca mund të jetë më e lartë.