Athinë, 15 nëntor 2018 – Tre tërmete me intensitet të dobët janë regjistruar sot në rajonin e Detit Jon, në jug të ishullit Zakintos.
Siç kumtoi Instituti Gjeodinamik pranë Observatorit Kombëtar Athinas, tërmeti i tretë i fundit është regjistruar në orën 13 sipas kohës lokale (12 sipas kohës së Evropës së Mesme), me epiqendër 38 kilometra në jugperëndim të Zakintosit.
Paraprakisht, rreth orës 11 sipas kohës lokale, në jug të Zakintosit ishin regjistruar dy tërmete me intensitet prej 4,6 ballë dhe 4,2 ballë sipas shkallës së Rihterit.
Në këtë ishull më 26 tetor ishte regjistruar një tërmet i fortë me intensitet prej 6,4 ballë sipas shkallë së Rihterit