Moskë, 4 qershor – Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova sot paralajmëroi se “në çdo moment është i mundur edhe një invazion i kundërligjshëm amerikan” në Venezuelë.
Para disa ditëve u publikua se forcat amerikane të sigurisë do të sistemohen në Kolumbi që t’u ndihmojnë forcave kolumbiane.
“Flasim për disa qindra të ashtuquajtur këshilltarë ushtarakë. Këto ishin njerëz të cilët janë angazhuar në Afganistan dhe kjo është hera e parë të dërgohen forca të tilla speciale në Amerikën Latine. Rrallë kush mund të besoj se këto do të ndihmojnë, sepse fakti që ato janë sistemuar në afërsi të kufirit me Venezuelën, tregon në konkluzion se mund të ndodh edhe një invazion i kundërligjshëm në këtë vend në çdo moment”, vlerësoi Zaharova.