Moskë, 22 gusht – Moska me përkrahje nga Pekini kërkoi të mbahet seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të planeve të SHBA-së që të zhvillohen raketa me rreze veprimi të mesëm, konfirmoi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.
“Ekzistojnë indikacione se sot KS do të mbajë seancë me rastin e planeve të SHBA-së për zhvillimin dhe vendosjen e raketave me rreze veprimi të mesëm, me kërkesë të Rusisë dhe Kinës”, tha Zaharova.
Kërkesa u dërgua pas publikimit të planeve amerikane për sistemimin e raketave me rreze veprimi të mesëm në Azi, në rajonin pacifik.
“Ky është vetëm hapi i parë, pasi SHBA-ja në të ardhmen do të mund armë të tillë të sistemojë edhe në pjesët e tjera të botës, siç është Evropa”, tha Zaharova.
Ajo tha se aksionet e Uashingtonit paraqesin kërcënim për stabiltetin global.
Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin mbrëmë deklaroi se “SHBA-ja është në pozitë të sistemojë raketa të reja kryqëzuese në tokë në Rumani dhe në Poloni dhe se këtë Moska e konsideron kërcënim, të cilit duhet duhet t’i përgjigjet në mënyrë adekuate dhe reciproke.