Moskë, 15 tetor – Rusia në mënyrë përkatëse do të përgjigjet në sanksionet nga Bashkimi Evropian për shkak të rastit me opozitarin Aleksej Navalni dhe situatën në Libi, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.
“Hapat e tilla nuk do të mbesin pa përgjigjen tonë përkatëse. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për çfarëdo dëshmi të realizuar”, theksoi Zaharova.
Paraprakisht edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov sot deklaroi se sanksionet e reja të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë janë hap joparimor jomiqësor, në të cilin nuk ka asnjë logjikë.
Ai shtoi se Këshilli i BE-së me një vendim të tillë ka dëmtuar marrëdhëniet me Rusinë.
Këshilli i BE-së kumtoi se prej sot hyn në fuqi plotësimi i listës së sanksioneve ndaj pëfaqësuesve rusë për përdorimin e armës kimike. Sanksionet u vendosën pas helmimit të Sergej Navalnit në vitin 2018, ndërsa sot lista është zgjeruar për shkak të tentimit për atentat të opozitarit Aleksej Navalnit.