Zaharova: Rusia do t’i shqyrtojë propozimet për kthim në G-7

Moskë, 21 gusht – Rusia duhet t’i shqyrtojë propozimet konkrete për kthimin në Grupin 7, nëse ka të tilla, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova.

“Vështirë të kuptohet për çka bëhet fjalë. Për këtë shkak është e domosdoshme që bisedat për këtë të zhvendosen nga sfera e zbavitjes publike në atë profesionale, nëse G-7 dëshiron të paraqitet si format serioz”, tha Zaharova.

Ndërkohë, një diplomat anonim francez deklaroi se kthimi i Rusisë në G-7 varet nga përparimi i saj në procesin politik në Ukrainë.

Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se do të ishte adekuate që Rusia të përfshihet në grupin e e ekonomive më të zhvilluara industriale.

Ai potencoi se paraardhësi i tij Barak Obama ka dashur që Rusia të dalë nga G-8 e dikurshme.

“Por, mendoj se është shumë më adekuate ta kemi Rusinë. Kjo duhet të jetë G8, pasi shumë punë, për të cilat bisedohet, janë të lidhura me Rusinë”, tha Tramp.