Moskë, 18 shkurt – Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme Marija Zaharova sot deklaroi se Rusia konsideron se plani për dorëzimin e ndihmës humanitare për Venezuelën është provokim i skenuar.
“Nëse bëhet fjalë për dëshirë që t’u ndihmohet njerëzve me ndihmë humanitare, atëherë kjo është çështje racionale të pyetet pse nuk zhbllokohen llogaritë e kompanive venezuelase në bankat amerikane në vlerë prej 11 miliardë dollarë apo të kyçen agjenci të specializuara të KB-së të cilët kanë përvojë të madhe në operacione të këtilla, në vend të tentimeve hipokrite që të dorëzohet ndihmë në vlerë prej disa qindra dollarëve”, porositi Zaharova.
Moska e mbështet presidentin e Venezuelës, Nikollas Maduro dhe e nuk e njeh Huah Guaidon, i cili u vetëshpall për presidentë i përkohshëm në janar, pas zgjedhjeve në vend.