Interes nacional i Bullgarisë është që Maqedonia të jetë pjesë e NATO-s dhe të fillojë bisedime me BE, kështu ka deklaruar zv.kryeministrja dhe ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva.
Zaharieva ka potencuar se nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë nuk dmth se është mbaruar e gjitha por është vetëm fillimi i një procesi që duhet të ketë fund të suksesshëm për të dy vendet.
Ajo pret që komisioni i ekspertëve nga të dy vendet do të arrijnë pozicione të përbashkëta në sferën e historisë pasiqë si ka thënë ajo ekzistojnë ende dokumente tjera të nënshkruara nga të dy vendet.
Zaharieva ka thënë se është e patjetërsueshme përmbushja e marrëveshjes nga të dy palët dhe se nuk mund të mbesin hapur asnjë problematikë para anëtarësimit të Maqedonisë në BE.