Zëvendëskryeminsitrja dhe ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva deklaroi se pret që javën e ardhshme në Parlament të ratifikohet marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedoninë. “Procedura për harmonizim tashmë është nga fundi”, saktësoi Zaharieva.
Ajo e përshëndeti edhe hapin e Shqipërisë, e cila i njohu të drejtat e pakicave, përfshirë edhe atë bullgare, që është një nga kushtet për eurointegrim të vendit. “Bullgaria nuk mund të prosperojë nëse Ballkani Perëndimor nuk përparon dhe nëse ky rajon nuk është demokratik”, theksoi Zaharieva. Shefja e diplomacisë bullgare theksoi se Bashkimi Evropian, në nivele të ndryshme, përfshirë edhe nivelin e kryetarit të Komisionit evropian, Zhan-Klod Junker, është konstatuar se eurointegrimi i Ballkanit Perëndimor është prioritet.
Sipas saj, përparimi i pamjaftueshëm i Ballkanit Perëndimor është një ndër shkaqet për të cilat Brukseli duhet t’i kushtojë vëmendje më të madhe këtij rajoni. Zaharieva theksoi se falë përpjekjeve të Bullgarisë, vendet e tjera anëtare janë angazhuar shumë më tepër rreth kësaj teme dhe plotësoi se Sofja do të vazhdojë në mënyrë të njëjtë edhe gjatë kryesimit me BE-në.
Zaharieva thotë se Bullgaria duhet të jetë më ambicioze gjatë dhënies së ndihmës eksperte disa sektorëve të caktuar dhe minsitrive në vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të përparimit të tyre në rrugën eurointegruese. Ajo vlerësoi se mjetet nga fondet parainkuadruese duhet të kahëzohen drejt luftës kundër papunësisë, arsimit dhe për përmirësimin e pozitës së qytetarëve.