Shpresoj që Bullgaria do të jetë një prej shteteve të para që do të ratifikojë marrëveshjen për anëtarsimin e Maqedonisë në NATO, sepse kjo është me interes nacional për Bullgarinë, ka deklaruar ministrja e punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, transmeton koha.mk
“Bullgaria ka interes Maqedonia të jetë aleat i ynë në NATO. E njëjta vlen edhe për anëtarsimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha shefja e diplomacisë bullgare.
Ajo bëri me dije se ratifikimi në Parlamentin bullgar mund të ndodhë tash më javën e ardhshme ose pas saj, me çka Bullgaria do të jetë njëra prej shteteve të para që do të ratifikojnë marrëveshjen për aderim të Maqedonisë në NATO.