Zaharieva dhe Dimitrov në Strumicë në festivalin “One Love Tour”

Shkup, 14 gusht Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva nesër vjen për vizitë njëditore në Strumicë, kumtoi MPJ-ja bullgare.

Zaharieva së bashku me shefin e diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov do të marrin pjesë në festivalin “One Love Tour”. Në ngjarjen që mbështetet nga UNESKO do të prezantohen traditat e dy vendeve dhe do të performojnë muzikantë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria.

Festivali “One Love Tour”, pas Strumicës, vazhdon në Kriva Pallankë më 25 gusht, në Burgas më 7 shtator, Varna më 7 shtator, Shkup më 21 shtator dhe në Stara Zagora më 5 tetor.