Bruksel, 23 janar – Sofija Zaharak, deputete e Demokracisë së Re, në mëngjes në Euronjuz sqaroi pse ajo nesër do të votojë kundër Marrëveshjes së Prespës, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, transmeton Koha.
Zaharak konsideron se marrëveshja i “kalon të gjitha linjat e kuqe të Greqisë” dhe “ua la fqinjve nacionalitetin dhe gjuhën”.
“Ne nuk jemi kundër askujt, por duam t’i ruajmë dimensionet historike”, tha Zaharak.
Në pyetjen e udhëheqëses nëse Marrëveshja do të thotë se ” edhe pse emri i ri i shtetit është Maqedonia Veriore, potencialisht ata do të mund ta shfrytëzojnë maqedonas, ndërsa jo maqedono-verior si mbiemër?”, Zaharak u përgjigj:” jo potencialisht, por definitivisht”.
“Dispozitat e Marrëveshjes së Prespës popullit i lejojnë të quhen vetëm maqedonas, edhe pse emri i vendit është Maqedonia Veriore”, tha Zaharak.