Kryeministri Zoran Zaev sonte pasi Kuvendi i miratoi ndryshimet kushtetuese të cilat rrjedhin nga Marrëveshja e Prespës përmes profilit të tij në Fejsbuk u uroi qytetarëve dhe deputetëve për përgjegjësinë e ndërmarrë.
“U uroj qytetarëve dhe deputetëve për ndërmarrjen e përgjegjësisë për ndryshimet kushtetuese me të cilin së bashku i hapëm dyert e NATO-s dhe të BE-së për Republikën e Maqedonisë”, theksoi ai.
“Në të njëjtën kohë, shpreh falënderim deri tek sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, për urimin të cilin përmes telefonit ma dërgoi sonte dhe me të cilin të gjithë qytetarëve të vendit tonë ua uron suksesin historik dhe perspektivat e reja të cilat hapen para nesh”, shtoi kryeministri.