Shkup, 23 shkurt – Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk i shfaqi ngushëllim familjes fëmijët e së cilës humbën jetën në shpërthimin e bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës.
“Shpreh ngushëllime të thellë për humbjen tragjike të jetëve të fëmijëve sot në Rramanli. Sinqerisht shpresoj se tragjedia nuk do të jetë më e madhe dhe se të gjithë shtatë të lënduarit rëndë do të rikuperohen së shpejti. Mbështetje dhe respekt ekipeve të shpëtimit për reagim tëe shpejtë dhe ekipit të Qendrës Klinike që kujdeset për të lënduarit”, shkruan Zaevi në Fejsbuk. (koha.mk)