Shkup, 25 janar – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pasdite pati takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka të cilin e informoi për pritjet e LSDM-së për përfundimin e krizës politike. Në takim, siç kumtoi LSDM-ja, Zaev shprehu pritje se lideri i VMRO-DPMNE-së më 29 dhjetor do ta kthejë mandatin dhe se LSDM-ja do të formojë Qeveri. “Presim më 29 dhjetor Nikolla Gruevski ta kthejë mandatin dhe se LSDM-ja është partia që do ta formojë Qeverinë në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Zaev. Ai shtoi se qëllimi i LSDM-së është t’i zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në pajtim me raportet e Pribesë dhe të Komisionit Evropian dhe t’i mundësojë perspektivat euroatlantike të Maqedonisë.