Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se pret që të respektohen afatet për ndryshimet kushtetuese dhe tërë procesi të përfundojë deri në mes të janarit, ndërsa në fazën finale të përkrahet nga një numër më i madh i deputetëve në Kuvend.
Draft-amendamentet ishin shpallur publikisht dhe ishin dhënë sugjerime të caktuara, që e ndihmojnë shumë edhe Qeverinë si propozues të autorizuar. Në fazën vijuese besoj se ekziston mundësia që edhe shumë deputetë të tjerë t’i përkrahin amendamentet përfundimtare, sepse disa paralajmëruan se një pjesë e kësaj është e papranueshme. Greqia nuk ka problem me atë që sugjeron, të paktën në një pjesë. Por kemi një mjet kohesiv, por edhe procesi i pajtimit është një faktor koheziv, si dhe zbatimi i reformave”, deklaroi Zaev duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me anëtarët e Trupit Koordinativ për Pajtim.
Zaev pret që pas ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni, Marrëveshja e Prespës të ratifikohet edhe në Greqi dhe të fillojë të zbatohen afatet e dakorduara në interes të të dy vendeve.