Lideri i LSDM-së Zoran Zaev pret presidenti Gjorge Ivanov t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë së re. Sipas tij, të gjitha opsionet e tjera do të thonë shkelje të Kushtetutës dhe keqpërdorim të funksionit. Është i bindur se do të formojë shumicë parlamentare dhe duke përfshirë edhe qeveri.
“VMRO-DPMNE mbrëmë në mesnatë edhe zyrtarisht e humbi mundësinë të formojë qeveri. E qartë edhe për opinionin vendas dhe ndërkombëtar është se tashmë 50 ditë nga dita e zgjedhjeve qytetarët zgjodhën ndryshime dhe se është e domosdoshme të formohet qeveri që do ta pasqyrojë vullnetin e shumicës të të gjithë qytetarëve. Republikës së Maqedonisë i nevojitet qeveri që do t’i bashkojë qytetarët në vend që t’i ndajë. Është e nevojshme qeveri stabile dhe e përgjegjshme e cila do ta përmirësojë cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve në shtet dhe do të zhvillojë politika reale. Qeveri që do t’i sigurojë interesat strategjike të qytetarëve dhe të Maqedonisë, ndërsa ato janë hapërimi drejt integrimeve euroatlantike”, theksoi Zaev sot në konferencë për shtyp.
Ai shtoi se janë të gatshëm dhe tërësisht të përkushtohen në formimin e qeverisë e cila do t’i zbatojë reformat e parapara në Marrëveshjen e Përzhinës dhe prioritetet urgjente reformuese të konstatuara në raportin e Pribes dhe të Komisionit Evropian. Kjo, sipas tij, do të sigurojë sundim të së drejtës dhe vendosje të institucioneve jashtëzakonisht në shërbim të qytetarëve.
“Ajo qeveri do të garantojë se të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike dhe politike do të kenë të drejta dhe obligime të barabarta para ligjit dhe institucioneve”, theksoi Zaev.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarlëve lidhur me qëndrimin e LSDM-së për platformëpn e partive shqiptare, tha se kanë qëndrim. por se do ta thonë pasi që ta marrin mandatin.
Lidhur me atë nëse kanë zgjidhje nëse Ivanov nuk ia ndan mandatin, Zaev tha se çdoherë ekziston zgjidhje dhe se çdoherë ekzistojnë zgjidhje alternative. “Nuk duhet të humbim anjë ditë më shumë. Maqedonia i pret ndryshimet, ato do të ndodhin dhe me të vërtetë i bëj thirrje Ivanovit që sa më parë ta ndajë mandatin. Vetëm ajo është kushtetuese dhe vetëm ajo është e pritur. partia apo koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE nuk arriti të formojë qeveri dhe logjike është që mandati t’i jipet partisës së dytë sipas mandateve në parlament, e ai është koalicioni i kryesuar nga LSDM. Në pajtim me atë mandatet dhe shumica, si dhe platforma për qeveri sigurohen me anë të bisedimeve. Këtë deri më tnai ne nuk patëm mundësi ta sigurojmë. Jam i bindur se do ta formojnmë shumicën parlamentare dhe qeverinë e re”, tha Zaev.
Për atë nëse ka paru bisedime me BDI-në, tha se mbrëmë nuk kapasur, por se në ditët paraprake ka pasur takime me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.